Alarm në Itali, identifikohen 2 raste me “murtajën e derrave”

schedule08:37 - 10 Qershor, 2022

schedule 08:37 - 10 Qershor, 2022

Pas rrezikut të  përhapjes së “lisë së majmunëve” në Europë, një tjetër virus është shfaqur në Itali, sipas mediave të vendit.

“Murtaja e derrave”, një sëmundje që shkaktohet nga derrat e egër sapo është shfaqur në një fermë të vogël në zonën e Lazios. Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar dy raste dhe këto kafshë do të vriten menjëherë nga shërbimet veterinare,.

Autoritetet bëjnë me dije se pothuajse pesëdhjetë mijë derra në Lazio janë të rrezikuar nga sëmundja e njohur ndryshe si ethet afrikane të derrave, e cila shpesh është vdekjeprurëse për këto kafshë, por nuk është e transmetueshme te njerëzit.

/abcnews.al