Ekspertët kanë dhënë alarmin për afrimin e insektit mbartës të sëmundjeve tropikale, në kontinentin europian. Ata paralajmërojnë se nëse nuk merren masa insekti do të shpërndahet në zonat ekstreme të Europës të cilat mund të kthehen në qendra grumbullimi për to.
Insekti “aedes aegypti”, mbartës i sëmundjeve të ndryshme tropikale, duke filluar që nga virusi Zika e deri te ethet e verdha, tashmë është shumë pranë kontinetit europian. Alarmi është dhënë nga qendra europiane për kontrollin e sëmundjeve e cila bën apel për vendet e Bashkimit europian që të përforcojnë masat kundër këtij lloj insekti. Sipas ekspertëve ky insekt që nga viti 2007 jeton përreth detit të zi dhe bregut turk.
Në vitin 2017insekti është kthyer në Egjipt ndërsa dhe Spanja ka sinjalizuar disa raste. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa insekti do të shpërndahet në zonat ekstreme të Europës të cilat mund të kthehen në qendra grumbullimi për këto insekte./abcnews.al