Alarm në doganën e Muriqanit, ndalohen 2 aziatikë, iu nënshtruan verifikimeve për Koronavirus

schedule17:02 - 1 Shkurt, 2020

schedule 17:02 - 1 Shkurt, 2020

Për fat të mirë pas verifikimeve paraprake të mjekëve dy shtetasit aziatikë nuk rezultuan të prekur nga koronavirusi.

Në këtë pikë doganore është gati dhe dhoma mjekësore me personel dhe mjetet e nevojshme.

Ndërsa personeli mjekësor në koordinim edhe policët e kufirit po kryejnë kontrolle të imtësishme të personave që hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi.

Edhe në Portin e Vlorës është ngritur një dhomë e posaçme për të verifikuar ndonjë rast të dyshuar me koronavirus. Në të shërbejnë tre mjekë. Ndërsa mjeku infeksionit Neki Halilaj tregon se si koordinohen me strukturat portuale.

“Kemi biseduar me kapitenin e  tragetit dhe ai përpara se të mbërrijë trageti në port, na njofton në bazë të listës së pasagjerëve që ka, se nga cilat vende vijnë ata, më tej izolohen dhe bëhen procedurat mjekësore dhe merren në pyetje”.

Gjithsesi edhe në Portin e Vlorës deri tani nuk ka hyrë asnjë shtetas me shenja të koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!