Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Akuzat ndaj Vlora Hysenit, të lehta”, Shella: Ja për cilat akuza mund të rëndohej masa e sigurisë

schedule20:19 - 29 Shtator, 2026

schedule 20:19 - 29 Shtator, 2026

Analisti Gert Shella ka komentuar akuzat ndaj ish-zyrtares së lartë Vlora Hyseni, duke vënë në pikëpyetje peshën e akuzave dhe mënyrën se si po trajtohet publikisht çështja.

Sipas Shellës, ajo që po dëgjohet në publik është një përpjekje për të amplifikuar idenë se Hyseni nuk është më nën ndikimin e grupit socialist.

Analisti tha se një akuzë më e rëndë, sipas tij, do të ishte nëse do të provohej bashkëpunimi me një grup kriminal apo nëse një person, përmes veprimeve aktive ose pasive, do të kishte penguar zbulimin e së vërtetës.



 “ Ajo do të jetë e vetme në librin e hapur me drejtësi, ajo që dëgjuam është amplifikim i asaj që Vlora Hyseni nuk është më në influencën e grupit socialist. Ka një ngut për të komentuar akuzat që janë të rënda. Ai kërkon të kontrollojë narrativën që nuk përkon me të vërtetën, akuzat për Hysenin janë të lehta dhe e vlerësojmë nga ana e masës.

Do guxoja të mendoja që akuza kryesore e rëndë që do rëndonte nuk do të ishte vetëm përkrahje, por do të ishte e rëndë akuza se ka qenë bashkëpunëtore e grupit kriminal ose një person që, me veprime aktive ose pasive, ka penguar zbulimin e së vërtetës. Unë dyshoj, sa kohë që askush s’ka dalë ta hedhë si hipotezë që kjo s’ka informuar kurrë shtetin shqiptar ose strukturë paralele. Ajo hyn në këtë lojë me një bonus të madh, akuza është e lehtë. Të gjitha këto, si të Ramës dhe të Ballës, janë një smoking screen që Hyseni thjesht i ka çuar ushqim dikush pa e kuptuar se kujt.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!