Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimit drejt Uashingtonit ku më 27 qershor do të mbahej një takim për dialogun Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është konfirmuar nga Presidenca kosovare.
Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në një postim të tijin në Tëitter, Grenell shkruan:
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij për në Uashington pas njoftimit të bërë sot nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj këtë vendim për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështja ligjore dhe akuzat të jenë sqaruar.”
Më tej, Grenell shkroi po ashtu se diskutimet e të shtunës do të udhëhiqen nga Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri Hoti.
The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2020
Kujtojmë këtu se prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin. Dy drejtuesit e PDK-së akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Lexo edhe: Thaçi anulon takimin në Washington, reagon Grenell: Respektoj vendimin e tij
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaç, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. /abcnews.al/


