AKU bllokon 27 ton miell gruri në Kakavijë

schedule14:11 - 9 Gusht, 2018

schedule 14:11 - 9 Gusht, 2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit. Kontrolli iu bë subjektit në Pikën Doganore Kakavijës. Sipas informacionit të AKU, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe çertifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi./abcnews.al