Aktori Tom Cruise izolohet në Venecia për shkak të koronavirusit

schedule13:40 - 26 Shkurt, 2020

schedule 13:40 - 26 Shkurt, 2020

Aktori i njohur amerikan, Tom Crusie, është detyruar të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia për shkak të përhapjes së Coronavirusit në Itali.

Pas rasteve të vazhdueshme gjatë fundjavës, të përqendruara kryesisht në pjesën veriore të vendit, Cruise u raportua se u zhvendos në një hotel me 5 yje në Venecia.

Aktori 57-vjeçar mbërriti në Venecia më 20 shkurt, dhe ai kishte vendosur të fillojë xhirimet për “Mision: Impossible 7”, sipas Issan.live. Por, pas një shpërthimi të Coronavirusit, Cruise u mbyll në hotelin me 5 yje dhe nuk ishte në gjendje të fillonte xhirimet në film.

Ndërkaq, raportet fillestare tregojnë se askush nga kasti i aktorëve nuk është infektuar. /abcnews.al