“Aktivistja e PSD tregoi fytyrën e Kurtit”, Shala: Kryeministri i Kosovës synon destabilizimin në Luginën e Preshevës

schedule16:21 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 16:21 - 20 Dhjetor, 2023

Një aktiviste e PSD-së në Kosovë, është arrestuar nga policia pasi gjatë një aktiviteti, ka protestuar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë në “Ballkan Update”, anëtari i Kryesisë së PSD, Azdren Shala theksoi se nga ana e aktivistes së PSD—së pati një aksion simbolik dhe se numëroi të gjitha dështimet e qeverisë Kurti, por kjo sipas tij nuk i ka pëlqyer Kurtit dhe rezultati ishte arrestimi i aktivistes.

“Sot pati një aksion simbolim nga ana e PSD ku aktivistja jonë, u mundua të nxjerrë fytyrën e vërtetë të Kurtit të ‘Babadimrit’. I ka numëruar disa dështime të qeverisë Kurti dhe pati një reagim nga forcat, e pashpjegueshme ndaj një aktivistjeje. Ky kryeministër e ka ngatërruar politikën e majtë me humanizmin. Kryeministri nuk duron njerëz që mendojnë ndryshe”, ka thënë ai.

Shala nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Kurti duke thënë se është një element destabilizimi në Luginën e Preshevës.

Kurti ka shërbyer si element destruktiv dhe kjo nuk i kontribuon Luginës. Kemi parë që mbështet një kandidat dhe jo një tjetër. Kurti ka për qëllim të përçajë faktorin shqiptar dhe në fund të ndërhyjë si shpëtimtar. Kurti ka inate politike, dhe këto i shëron në kurriz të shqiptarëve. Me këto veprime skandalozë ka përçarë atje strukturën në Serbi.

Sa i përket situatës në Serbi, Shala tha se fuqizimi i presidentit serb e vështirëson situatën në Kosovë. “Kemi parë nga ana e Kurtit të bëjë veprime të pamenduara, kryesisht në veri dhe të gjitha ato i kanë shërbyer Vuçiçit. Kosova është pala e humbur për shkak të një kryeministri të paditur.”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!