Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier është zhvilluar një kontroll i befasishëm nga Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e drejtuesit të institucionit.
Kontrollet janë ushtruar në godinën B, sektorët 1 dhe 2 të institucionit, ku gjatë verifikimeve te i dënuari me inicialet L.K. është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, i konsideruar send i ndaluar në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Pas konstatimit të rastit, administrata e institucionit ka mbajtur raport incidenti, ndërsa i dënuari është dërguar në veçim. Materialet procedurale i janë referuar strukturave përkatëse për veprime të mëtejshme.
Autoritetet penitenciare bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.


