Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi për vdekje çiftin e sapomartuar, dënohet me burg futbollisti

schedule12:17 - 31 Tetor, 2020

schedule 12:17 - 31 Tetor, 2020

Joao Maleck, sulmuesi që ka qenë pjesë e moshave të Meksikës, është dënuar me 3 vite, 8 muaj e 15 ditë burg. 21-vjeçari, i cili ka qenë i huazuar te Porto dhe Sevilla dhe ka luajtur me ekipet e dyta të këtyre klubeve, ditën e djeshme ka njohur vendimin e gjykatës në Puente Grende.

Maleck, në korrik të vitit 2019, kishte aksidentuar me makinë një çift të sapomartuar. Ai po e drejtonte makinën e tij sportive në gjendje të dehur, ndërkohë që nga përplasja çifti që po udhëtonte me makinë kishte mbetur i vdekur.

Veç burgut që Maleck duhet të bëjë, ai duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim që kap shifrën e 3 milion pesos (rreth 120 mijë euro). Kjo gjobë i vihet për dëmet e bëra gjatë aksidentit. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!