Aksidentohet makina plot me drogë më kufirin greko-shqiptar, shoferi arrestohet në tentativë për t’u arratisur

schedule11:40 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:40 - 11 Korrik, 2020

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se një automjet ka dalën nga rruga në Asproklisi, Igumenice dhe më pas është braktisur.

Ndërkohë, burime për ABC News bëjnë me dije se në bagazhin e mjetit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 77 pako me 94 kg 450 gram marijuanë.

Menjëherë ka nisur kontrolli i zonës, duke përdorur edhe qenin nuhatës. Ndërsa pas pak orësh është konstatuar një shtetas grek që ecte në këmbë në vendin e quajtur Rajo, i cili rezultoi se ishte drejtuesi i mjetit.

Ky shtetas është arrestuar dhe gjatë kontrolli i janë gjetur 0.2 gram kokainë dhe 300 euro. arrestimi i tij./abcnews.al