Aksident me vdekje në Shkodër

schedule13:28 - 21 Shtator, 2020

schedule 13:28 - 21 Shtator, 2020

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 25 vjeçarja Hatixhe Delaj, nga Kopliku, ndërsa ka mbetur në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj Emiljan Delaj.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se mjeti që udhëtonte çifti drejtohej nga 30 vjeçari, Emiljan Delaj, i cili ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës. Përplasje e cila ka rezultuar fatale për 25-vjeçaren./abcnews.al/