Aksidentohet autobusi në Kroaci/ 28 udhëtarë nga Kosova, nuk ka të lënduar

schedule11:29 - 6 Shkurt, 2025

schedule 11:29 - 6 Shkurt, 2025

Detaje te reja jane dhene nga kompania kosovare “Harea” lidhur me aksidentin me autobus te ndodhur mbremjen e te merkures rreth mesates, brenda te cilit ndodheshin 28 persona.

Kompania e transportit te pasagjereve ka sqaruar se te gjithe pasagjeret jane mire dhe kane arritur ne destinacion.

26 udhetaret dhe 2 shoferet kane mundur te marrin ne telefon autoritetet locale per ndihme, pasi autobusi me te cilin udhetonin eshte permbysur.

Ministria e Punëve të Jashtme te Kosovë ende nuk ka dhene informacione lidhur me rastin, por kane deklaruar se janë në komunikim me ambasadën në Kroaci.

Është e vërtetë që autobusi ka patur nje aksident gjate rruges, te gjithë pasagjerët janë mirë, kanë arritur në destinacionin ku ka qene e parashikuar te zbresin, dhe nuk ka diçka tjetër…Nuk ka të lënduar-eshte shprehur per interesimin e mediave ne kosove nje punonjese e kompanise ne fjale.

Mbrëmë rreth mesnatës rreth 28 persona të cilët ndodheshin në një autobus të një kompanie nga Kosova , në rrethana të paqarta ka rrëshqitur nga rruga në një kanal në autostradën A1 te Donja Zdençina në Kroaci.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit..

Drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit sipas procedurës standarde. Nuk dihet ende arsyeja pse ai ka humbur kontrollin e timonit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!