Aksidenti tragjik në Fier, identifikohen viktimat, punonjësi i FNSH dhe një grua

schedule21:29 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:29 - 9 Qershor, 2022

Sokrat Lela, nga Mbrostari i Fierit, punonjës i FNSH është një nga viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Leva Tepelenë.

Viktima tjetër dyshohet se është bashkëshoqëruesja e tij. Të dy kanë qenë në mjetin Ford Fiesta bashkë me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Siç shihet nga pamjet e Abc makinat janë të copëtuara, ndërsa njëra ka përfunduar në kanal.

Disa ambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes ku janë transportuar 4 të plagosurit e tjerë drejt spitalit.

/abcnews.al