Aksidenti që kushton çerek milion euro, Rolls-Royce përplaset me Lambon

schedule10:30 - 16 Tetor, 2020

schedule 10:30 - 16 Tetor, 2020

Një aksident që ka ndodhur në Walsall të Anglisë, jo shumë larg nga Birmingham, mund të konsiderohet si një ndër më të shtrenjtët e ndodhur vitet e fundit. Një Rolls-Royce Ghost me vlerë rreth 325 000 dollarë u përplas me një Lamborghini Urus, çmimi i së cilës është 260 000 dollarë.

Shoferi i Ghost u largua nga vendi i ngjarjes, por harroi dokumentet me fotografinë në makinë, kështu që kapja e tij është vetëm çështje kohe. Policia nuk e identifikoi pronarin e makinës, por raportohet se ajo ishte marrë me qira, gjë që shpjegon dhe arratisjen e tij.

Sipas disa vlerësimeve, dëmi material i dy makinave luksoze mund të kapë çerek milion eurove. “Epo … kjo është një përplasje e shtrenjtë. Pyes veten nëse ishte kostoja apo ndonjë arsye tjetër pse shoferi i Rolls u largua nga vendi i ngjarjes?”, shkroi në twitter Policia e West Midlands. /abcnews.al