Aksidenti në Gramsh, fëmija që mbante në prehër drejtuesi lëvizi timonin

schedule11:33 - 18 Nëntor, 2017

schedule 11:33 - 18 Nëntor, 2017

Aksidenti që ndodhi një ditë më parë në Gramsh mund të ishte kthyer në një tragjedi. Pasagjerët që mbetën të plagosur kanë rrëfyer se drejtuesi i mjetit mbante fëmijën e tij në timon. Sipas dëshmive të tyre djali 8 vjeçar ka lëvizur timonin dhe për pasojë mjeti doli nga rruga duke shkakuar 8 të plagosur, mes tyre pesë fëmijë.

30 vjeçari që drejtonte mjetin tip Fuoristradë në Gramsh mbante fëmijën e tij në timon duke rrezikuar jetën e të gjithë pasagjerëve.

Njëri prej tyre ka treguar se shoferi gjatë gjithë udhëtimit kishte djalin 8 vjeçar në prehër.

Ky i fundit në një moment ka lëvizur timonin duke nxjerrë makinën nga rruga.

Autovetura me targë AA 572 EZ pasi është rrokullisur disa herë në rrugën e fshatit Bërsnik i Sipërm ka përfunduar në një greminë.

Nga aksidenti i së premtes mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 7 pasagjerët, mes tyre pesë fëmijë.

Një vajzë e mitur që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Gramishit tregon se ka mundur të dalë nga dritarja.

30 vjeçari që drejtonte fouristradën është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi është në gjendje kritike, ndërsa të lënduarit e tjerë nuk kanë rrezik për jetën.

Policia pritet të ndalojë shoferin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./abcnews.al

https://youtu.be/Nq3MhdV1syY

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!