Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti në Fushë-Krujë, ndërron jetë te Trauma njëri nga të plagosurit

schedule22:06 - 23 Mars, 2022

schedule 22:06 - 23 Mars, 2022

Një nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra bëjnë me dije se në spital kanë shkuar tre persona. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, një tjetër është në gjendje të rëndë. Pacienti i tretë është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë dy makina. “Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve si dhe 3 pasagjerë nga 2 makinat, të cilët u nxorën, pasi ishin bllokuar në automjete”, thotë policia.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!