Banorët në Durrës dolën në protestë në vendin ku një natë më parë dy vetë humbën jetën në një aksident. Ata protestuan për mungesën e sinjalistikës. Banorët thane se rruga e re e ish-Këntës është kthyer në një rrugë vdekje për shkak të aksidenteve të shumta.
Në këtë vend ku natën e së shtunës humbën jetën në një aksident rrugor dy gra, po protestohet. Dhjetra banorë të zones së Ish-Kënetës kërkojnë sinjalistikë rrugore për këmbësorët dhe automjetet në rrugën që lidh qytetin me autostradën Tiranë-Durrës. Ata thonë se jeta e tyre është e rrezikuar çdo ditë teksa kalojnë rrugën.
Banorët: “Këtu o vdesin njerëz, mbrëmë u vranë dy. kanë vdekur mbi 20 veta. Duam mbikalim dhe një semafor për kalamajtë”.
Në rrugën me një qarkullim të lartë automjetesh dhe këmbësorësh nuk ka asnjë element sigurie. Mbikalimet për këmbësorët nuk janë vendosur.
Semaforët në të shumtën e kohës ndodhen në gjendje pasive, ndërsa sinjalistika horizontale mungon.
Në këtë segment rrugor ndër vite aksidenet kanë qenë të shumta, por pavarësisht bilancit gjendja e rrugës nuk ka ndryshuar.
Madje këtu mungon edhe policia rrugore, prania të cilëve mund të shmangte aksidente të tilla tragjike. /abcnews.al