Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti i frikshëm tek diga në Tiranë, arrestohet Emiljano Nina

schedule21:52 - 12 Tetor, 2023

schedule 21:52 - 12 Tetor, 2023

Është arrestuar Emiljano Nina, i cili ishte drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e frikshëm, një muaj më parë tek diga në Tiranë.

Mësohet se Emiljano Nina është kapur teksa ishte në banesën e tij. Ndërkohë autoritetet po kryejnë edhe kontrolle në banesën e tij. Nina, është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj.

Kujtojmë se aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, ku automjeti me shpejtësi skëterre doli nga rruga e “Kosovarëve” dhe përfundoi në digën e liqenit.



Lidhur më këtë ngjarje në atë kohë u arrestua Eldi Allushi, i cili dha dëshmi të rreme duke iu thënë hetuesve se ishte ai në drejtim të makinës luksoze dhe se shoqërohej nga një vajzë. Por gjatë hetimeve rezultoi e kundërta dhe u mësua se shoferi i mjetit ishte Emiljano Nina./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!