Organizata Boterore e Shëndetesisë e rendit vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë vdekjesh në aksidentet rrugore. Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën në rrugë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.
Rrugët në Shqipëri vrasin më tepër se në shumë shtete europiane. Vetëm gjatë muajit janar 15 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga 13 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018. Shkaku kryesor i tyre në 86.5% të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhe është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç. Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh karahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Europë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë. Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi./abcnews.al