Një aksident ka ndodhur te ish-sheshi “Shqiponja”, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një tjetër automjet dhe si pasojë janë dëmtuar dy shoferët dhe tre pasagjerë.
Ndërkohë, ka rënë në prangat e policisë shoferi i “Benzit”, shtetasi 30-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin: 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetet e tyre, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al



