Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë, drejt Doganës ku janë përplasur 3 mjete. Policia bën të ditur se drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet D. K rreth 30 vjeç.
Ndërsa shtetasi me inicialet G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak./abcnews.al



