Një aksident ka ndodhur rreth dy orë më parë në Tiranë.
Mësohet se një makinë ka përplasur një 80-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Sakaq, bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
“Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në rrugën “Frederik Shiroka”, mjeti me drejtues E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al



