Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të moshuarin, dërgohet me urgjencë në spital

schedule14:43 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 14:43 - 29 Dhjetor, 2023

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në afërsi të Muzeut në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sakaq, raportohet se ai është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë: 



Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!