Aksident në Tiranë, makina hipën në trotuar, gati sa nuk futet në lokal

schedule00:08 - 19 Qershor, 2021

schedule 00:08 - 19 Qershor, 2021

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për ABC se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar pranë një lokali në kryqëzim.

Si pasojë e përplasjes ka të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit si dhe as gjendja e personave që kanë mbetur të dëmtuar.  m.v/abcnews.al