Aksident në Tiranë, humb jetën 24-vjeçari, plagoset drejtuesi i mjetit

schedule18:28 - 4 Korrik, 2020

schedule 18:28 - 4 Korrik, 2020

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Një 24-vjeçar, G.M., ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit K.M., 26-vjeç është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zallbastar në vendin e quajtur “Rrapi”.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.