Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

schedule12:00 - 7 Maj, 2021

schedule 12:00 - 7 Maj, 2021

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me drejtues  B.P., E.N.,dhe Z.C.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip “Ford”  me iniciale B.P. dhe tre pasagjerët që ai kishte në automjet. Bëhet fjalë për një familje nga Troshani i Lezhës, kryefamiljari me bashkëshorten, një fëmijë dhe dy prindërit e tij.

Të katër të dëmtuarit ndodhen në  spitalin Rajonal Lezhë duke marrë kujdes shëndetësor.

Kurse,  drejtuesit e dy mjeteve të tjera E.N.,dhe Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/