Makina përplaset me motoçikletën në Shijak, 8 të lënduar

schedule20:43 - 28 Tetor, 2021

schedule 20:43 - 28 Tetor, 2021

Një aksident ka ndodhur një katër rrugët e Shijakut mbrëmjen e së enjtes. Burime bëjnë të ditur se një makinë është përplasur me një motoçikletë me rimorkio.

Si pasojë e aksidentit 8 persona kanë mbetur të lënduar dhe në vendin e ngjarjes ndodhen dy autoambulanca. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

“Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes  janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.” /abcnews.al/