Aksident në rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, tre të plagosur

schedule08:00 - 27 Janar, 2021

schedule 08:00 - 27 Janar, 2021

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombin në afërsi të Fangut.

Mësohet se Neugje Mejziu nga Kosova me mjetin tip “Wolkswagen” është përplasur me një mjet tip “Nisan” me drejtues Filip Visha nga Rrësheni.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur, Neugje Mejzini, Makbule Mejzini dhe drejtuesi i automjetit ti “Nisan” Filip Visha, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

/abcnews.al/