Aksident në Rrugën e Kombit, kthehet përmbys kamioni, plagoset rëndë shoferi

schedule22:23 - 28 Korrik, 2022

schedule 22:23 - 28 Korrik, 2022

Një kamion me kontenier (i ngakruar me pllaka) është përmbysur në rrugën e Kombit në aksi Kukës -Morinë.

Për pasojë është plagosur drejruesi i mjetit, Sokola Gurra 64 vjeç, nga Zercani i Dibrës, i cili është transportuar në urgjencë në gjendje të rëndë.

Forcat zjarrfikëse dhe policia janë në vendngjarje. Për shkak të aksidentit është devijuar kalimi nga ura 6 metroshe. /abcnews.al