Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Lushnje-Fier/ Dy mjete përplasen me barrierat anësore të rrugës

schedule21:16 - 9 Maj, 2026

schedule 21:16 - 9 Maj, 2026

Një aksident në të cilin janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të fshatit Bishqethëm. Një mjet tip golf dhe një mjet tip Opel janë përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës.

Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve ka kryer manovër të gabuar në parakalim dhe për pasojë drejtuesit e të dy makinave kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat e hekurta. 4 personat që ishin në të dy mjetet nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje per te dokumentuar ngjarjen
Pritet që ekspertiza të përcaktojë dinamiken dhe shkaqet e aksidentit

 



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!