Një person është plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi autostradën Lezhë-Shkodër në fshatin Balldre. I plagosuri është Preng Doçaj. Ai po lëvizte me një motoçikletë kur është përplasur nga një makinë tip ‘Benz’ me targa AA113TH, me drejtues Ilir Marlecajn, banues Shëngjin.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë dalja e menjëhershme e motoçikletës në rrugë nga një biznes dhe makina e ka marrë përpara. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shmangien e trafikut./ db/abcnews.al



