Aksident në kryeqytet, plagoset nëna shtatzënë bashkë me fëmijën

schedule17:35 - 26 Korrik, 2020

schedule 17:35 - 26 Korrik, 2020

Një aksident është regjistruar minutat e fundit në Rr. “Bardhyl” në kryeqytet.

Mësohet se nga përplasja e dy makinave ka marrë plagë të lehta drejtuesja e një prej automjeteve e cila ka qenë shtatzënë dhe ka patur në automjet fëmijën e mitur të moshës 4-vjeç.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al