Aksident në Korçë, “Benzi” përplas 75-vjeçarin

schedule19:09 - 29 Shtator, 2022

schedule 19:09 - 29 Shtator, 2022

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Teli Samsuri” në  Korçë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Teli Samsuri”, ku një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 42-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar.

I lënduari është Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /abcnews.al/