Aksident në Fier, automjeti përplas nënën me dy fëmijët e mitur

schedule21:23 - 16 Maj, 2021

schedule 21:23 - 16 Maj, 2021

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur këtë të dielë në Fier. Policia bën me dije se një  automjet ka përplasur duke lënduar  një 35 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Fatmirësisht nëna dhe fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcneës.al