Aksident në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, ndërron jetë një 43-vjeçare

schedule09:45 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:45 - 5 Gusht, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme  në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mësohet se mjeti tip ” Skoda”, është përplasur me një mjetit tjetër tip “Skoda” , si dhe me mjetin tip “Benz”.

Si pasojë ka ndërruar jetë një Gentiana Isarai 43-vjeçare, banuese në Kuçovë dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.