Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh, ku një automjet tip Volkswagen Touran ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në mjet udhëtonin tre persona: drejtuesi i automjetit, një grua dhe një i mitur.
Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve nga spitali, gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje kritike.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



