Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpejtësia i merr jetën të riut/ Aksidenti gjatë mesnatës në aksin Korçë–Pogradec, 4 të plagosur

schedule07:39 - 5 Gusht, 2026

schedule 07:39 - 5 Gusht, 2026

Shpejtësia e lartë dyshohet të jetë shkaku i një aksidenti fatal të regjistruar gjatë natës në aksin Korçë–Pogradec, ku humbi jetën një 26-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01 pas mesnate, në afërsi të fshatit Vloçisht. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, ku udhëtonin katër persona, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit tip “Benz”, 26-vjeçar i cili udhëtonte i vetëm dhe humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.



Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit tip “Audi”, një 27-vjeçar si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjet, një djalë dhe dy vajza. Të dëmtuarit u transportuan në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Audi”, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!