VIDEO/ “Range Rover”-i përfundon në kanal në aksin Shkodër-Velipojë, ndërron jetë një person

schedule07:49 - 7 Janar, 2022

schedule 07:49 - 7 Janar, 2022

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident të rëndë në zonën e Shkodrës. Gazetari i ABC Simon Shkreli raporton se një automjet tip “Range Rover” ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku për pasojë ka humbur jetën një person i identifikuar si Isa Kotorri.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali ku ka përfunduar dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

“Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.  m.v/Abcnews.al