Aksident i trefishtë në Golem, humb jetën një person, plagoset një tjetër

schedule13:49 - 31 Gusht, 2020

schedule 13:49 - 31 Gusht, 2020

Një person ka humbur jetën këtë të hënë në Golem si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia bën me dije se në këtë aksident janë përfshirë tre makina, ku si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesja e një nga makinave te përfshira në aksident dhe ka humbur jetën pasagjerja që ndodhej me të.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al