Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Portin e Durrësit.
Sipas policisë, në sheshin para skanerit, një kamion i drejtuar nga një 49 vjeçar, banues në Berat, dyshohet se ka goditur aksidentalisht 62 vjeçarin, banues në Kosovë.
Ai ishte drejtues i një kamioni tjetër, ndërsa po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t’u futur në skaner, kur është përplasur nga kamioni.
Si pasojë e plagëve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



