“Ajo më tha po”, Peter Olayinka prezanton dashurinë e jetës

schedule19:35 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 19:35 - 28 Dhjetor, 2020

Golat e tij në fushë janë të shumtë. I ka realizuar që me moshat e Bylisit e për të kaluar më pas te Skënderbeu në Superiore, Belgjikë dhe Çeki. Ka provuar madje të ndëshkojë edhe Interin në Champions League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olayinka Peter Oladeji (@olayinka_peter)

Jeta e Peter Olayinka është si një përrallë. I ka provuar thuajse të gjitha dhe një ditë të gjitha të shpërblehen. Sot është i lumtur, luan në një klub të madh si Slavia Prague dhe ka gjetur edhe dashurinë e jetës.

Ndoshta edhe goli më i madh i shënuar nga nigeriani, i cili deri më tani kishte qenë i rezervuar dhe nuk zbulonte shumë nga jeta personale.

Tani që Omalicha i ka thënë “po”, Peter nuk mund të rezistonte më dhe u prezanton të gjithëve dashurinë e jetës së tij, bukuroshen afrikane me të cilën ai do të martohet së shpejti. / abcnews.al