AI: Qeveritë e BE bashkëpunëtore në torturimin e emigrantëve në Libi

schedule11:21 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 11:21 - 12 Dhjetor, 2017

Organizata Ndërkombetare për të Drejtat e Njeriut, Amnesty Internaional, ka akuzuar Qeverite e Bashkimit Europian si fajtore dhe bashkëpunëtore për torturat dhe abuzimet ndaj emigranteve dhe refugjateve në Libi.

Amnesty International, shkruan në nje raport te saj se BE-ja po mbështet një sistem abuzimi dhe shfrytëzimi në brigjet e Libisë, në përpjekje për të ndaluar valën migratore.

Organizata nënvizon në raport se fondet e Bashkimit Europian shkojnë tek autoritetet që punojnë me grupet e milicisë dhe kontrabandistëve.

Raporti i organizatës së të drejtave të njeriut, sqaron se refugjatët dhe emigrantët e ndaluar dërgohen në Qendrat e Ndalimit, të kontrolluara nga autoritetet Libiane. Deri tani, sipas Amnesty International, jane ndaluar 20 mijë refugjate, të cilët janë subjekt i dhunës, torturës, punës së detyruar, grabitjes dhe vrasjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!