Ai ka mbaruar”, si problemet ligjore të Donald Trumpit mund të “shuajnë” ëndrrën për tu bërë President

schedule15:26 - 22 Shtator, 2022

schedule 15:26 - 22 Shtator, 2022

Rreziqet ligjore të Donald Trump janë bërë të pakapërcyeshme dhe mund të shuajnë shpresat e ish-Presidentit për një rikthim në fushën politike, sipas analistëve politikë dhe ekspertëve ligjorë.

Të mërkurën, Trump dhe 3 nga fëmijët e tij të rritur u akuzuan se kishin gënjyer ndaj mbledhësve të taksave, huadhënësve dhe siguruesve në një skemë mashtrimi që në mënyrë rutinore keqdeklaronte vlerën e pronave të tij për t’u pasuruar.

Padia civile, e ngritur nga prokurorja e përgjithshme e  Nju Jorkut,  erdhi pasi FBI-ja heton mbajtjen e dokumenteve të ndjeshme qeveritare nga Trump në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida. Sakaq,  një juri speciale e madhe në Gjeorgji shqyrton nëse ai dhe të tjerët u përpoqën të ndikonin në zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore pas humbjes së tij ndaj Joe Biden.

Ish-Presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se ai synon të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Por kaskada e hetimeve penale, civile dhe të Kongresit mund ta prishë këtë “ëndërr.”

“Ai ka mbaruar,  tha Allan Lichtman, një profesor i historisë në Universitetin Amerikan, në Uashington, i cili ka parashikuar me saktësi çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1984.

“Ai ka shumë barrë për të qenë në gjendje të kandidojë përsëri, edhe nëse supozohet se i shpëton burgut. Por, nuk jam i sigurt se ai do të shpëtojë nga burgu.”

Pas një hetimi 3-vjeçar, Letitia James, prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, pretendoi se Trump dha deklarata mashtruese të vlerës së tij neto dhe vlerësime të rreme të aseteve  për të marrë përfitime sigurimi dhe për të paguar taksa më të ulëta. Pasardhësit Don Jr, Ivanka dhe Eric u morën gjithashtu si të pandehur.


Në një konferencë shtypi, James foli për titullin e librit të kujtimeve dhe biznesit të Trump të vitit 1987 , Arti i marrëveshjes.

“Ky hetim zbuloi se Donald Trump u angazhua në vite me sjellje të paligjshme për të fryrë vlerën e tij neto, për të mashtruar bankat dhe njerëzit e shtetit të madh të Nju Jorkut. Të pretendosh se ke para që nuk i ke, nuk përbën “artin e marrëveshjes”. Është arti i vjedhjes,” tha ajo.

Zyra e saj kërkoi që ish-presidenti të paguante të paktën 250 milionë dollarë gjoba dhe që familjes së tij t’i ndalohej të drejtonte biznese në shtet./Abcnews.al/