“Ai ka akord me Atleticon, nuk e ndalojmë”, madrilenët gjejnë pasuesin e Diego Costa

schedule14:12 - 10 Janar, 2021

schedule 14:12 - 10 Janar, 2021

Sulmuesi i Lyon, Moussa Dembele, është shumë pranë kalimit tek Atletico Madrid. Tashmë ky nuk është më vetëm një lajm merkatoje, pasi është vetë drejtori sportiv i francezëve, Juninho, i cili ka konfirmuar negociatat mes klubeve.

“Dembele erdhi të më takonte. Ai më tha se beson se është koha e duhur për të ndryshuar ekip. E ka humbur paksa motivimin këtu dhe e vërteta është se ne jemi në bisedime me Atleticon.

Ende asgjë nuk ka mbaruar, por lojtari ka rënë dakord me ta për kushtet e kontratës. Nuk do të ishte e drejtë të ndalonim dëshirën e një lojtari dhe ta mbanim pesë muaj si në burg”, deklaron braziliani.

 

Francezi u bë pjesë e Lyon në vitin 2018, kur ata e blënë atë nga Celtic për shumën e 19.8 milionë eurove. Që nga ajo kohë 24-vjeçari ka shënuar 45 gola në 108 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Ndërkohë, Simeone kërkon një zëvendësues për Diego Costan, që u largua me dëshirën e tij nga spanjollët dhe Dembele konsiderohet si i duhuri nga ana e argjentinasit.

Dembele do kryejë nesër vizitat mjekësore te Atletico Madrid dhe do zyrtarizohet si lojtar i ekipit kryesues të La Liga. Francezi shkon në Spanjë me formulën e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit për 35 milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!