Afrim Krasniqi: Nëse zgjerohet lista e zezë ndryshon jeta për brezin e ri në Shqipëri

schedule22:55 - 28 Janar, 2022

schedule 22:55 - 28 Janar, 2022

Vendimi i qeverisë së Kosovës për masat e reja kufizuese që prekën qytetarët shqiptarë që donin të hynin në Kosovë, ditën e hënë shkaktoi reagime dhe kundërshti të forta në doganën e Morinës, ku u organizua një protestë që kërkonte nga Albin Kurti heqjen e vendimit për lejimin e kalimit të kufirit me dëshminë për tre doza vaksinë anti-Covid apo me dy të tilla dhe testin PCR.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ballkan” politologu Afrim Krasniqi u shpreh se kjo nuk duhet të ndodhte mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se duhet të ishte zgjidhur me një telefonatë.

Ky është problem i qartë, qeveritë premtuan se do i hapin fare kufijtë, por ky është tregues i faktit që në nivelet e larta të politikës komunikimi është shumë i mirë, por kur vjen puna te grupet teknike të ekspertëve nuk funksionojnë dhe nuk koordinohen.

Prandaj mendoj se kanë dështuar një pjesë e marrëveshjeve. Mendoj se ka qenë një vendim i nxitur dhe gabuar. Ne kemi pasur të njëjtën gjë edhe në periudhën e pandemisë me Greqinë dhe Malin e Zi, por në rastin e Kosovës është absurde dhe duhet të zgjidheshin me një telefonatë” tha ai.

Afrim Krasniqi një koment e kishte edhe për qeverisjen e Albin Kurtit. “Ka qenë një opozitar i shkëlqyer por si qeveritar e ka të vështirë të bëjë reforma të mëdha”.

Për situatën në rajon, Afrim Krasniqi tha se problemi zgjidhet vetëm nëse lista e zezë e SHBA-së do të zgjerohej te politikanët që marrin vendime.

Duke hequr disa probleme si raporti i Kosovës me Serbinë, shumica e konflikteve të tjera janë konflikte luksi. Do të duhet të kishte oferta të reja, edhe në Shqipëri do të duhej të kishte oferta të reja, edhe në Serbi. 

Mjafton që lista e zezë e SHBA-së të kalonte nga biznesmenët te politikanët që marrin vendime në Ballkan, të zgjerohet edhe në Shqipëri dhe kudo në rajon, jeta politike ndryshon, brezi i ri merr një mesazh, që këtu jetohet. BE ka qasje krejt tjetër, vendet e BE-së bëjnë dallim për rajonin” deklaroi ai.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!