Afrika e Jugut lehtëson kufizimet, pritet të hapë kufijtë në tetor

schedule10:28 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:28 - 17 Shtator, 2020

Afrika e Jugut do të rihapë kufijtë e saj në shumicën e vendeve muajin e ardhshëm, sipas një deklarate të presidentit të mërkurën. Afrika vendosi bllokimin total të vendit në 27 mars për të kufizuar përhapjen e virusit. Kufizimet për lëvizjen e banorëve dhe rihapja e bizneseve ka filluar gradualisht që nga qershori, por kufijtë qëndruan të mbyllur për të shmangur importimin e rasteve të reja nga vendet e tjera.

Presidenti Cyril Ramaphosa tha se kufizimet e mbetura do të hiqen duke filluar nga 20 shtatori dhe se udhëtimet ndërkombëtare do të rinisin në 1 tetor.

“Ne i kemi rezistuar stuhisë së koronavirusit,” tha Ramaphosa në një fjalim drejtuar popullit.

Sipas masave të reja, do të lejohet grumbullimi deri në 250 persona. Afrika e Jugut ka regjistruar  651,000 të infektuar dhe mbi 15,600 viktima deri më sot. Presidenti  vuri në dukje se numri i rasteve të reja kishte rënë nga një mesatare prej 12,000 në ditë në “kulmin e stuhisë” në korrik në më pak se 2,000. s.ba/abcnews.al