Aeroportit të Kukësit s’i punon sistemi i kullimit, përmbyten tokat dhe bizneset përreth

schedule11:08 - 18 Shtator, 2021

schedule 11:08 - 18 Shtator, 2021

Reshjet e dendura të mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar përmbytje të tokave, bizneseve dhe shtëpive përreth aeroportit të Kukësit.

Banorët thonë se gjithçka ndodhi mbrëmë, kur për shkak të bllokimit të njërës për turbinave shkarkuese të pistës së aeroportit i gjithë uji është derdhur në zonën përreth duke përmbytur biznese dhe shtëpi.

Sul Lekica, pronar i një lokali aty pranë tha se prej 15 vitesh, është hera e parë që ndodh një përmbytje në këtë vend. Në zonë kërkohet ndërhyrje e menjëhershme pasi parashikohet se reshjet e shiut të vijojnë edhe në ditët në vijim. /abcnews.al