Mevlan Adili është përforcimi më i fundit i Vllaznisë. Mbrojtësi nënshkroi sot për ekipin shkodran dhe është një goditje shumë e zgjuar e drejtuesve të Vllaznisë, që kanë përforcuar jo pak prapavijën. Pasi nënshkroi kontratën, Adili foli për faqen zyrtare të klubit, ku tha se ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Zgjodha Vllazninë sepse më pëlqen si klub me shumë traditë 100 vjeçare, përpos kësaj kushtet që m’u ofruan ishin të mira dhe për rrjedhojë, arritëm këtë marrëveshje me sukses”.
“Fakti që trajner do të kem Mirsad Jonuz, që është shumë i njohur në vendin tonë, ngaqë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Maqedonisë, besoj se do të më ndihmojë që të ambientohem sa më shpejt me ekipin dhe të jap më të mirën për të”.
“Me Vllazninë do të dëshiroj të arrij objektivat e klubit në radhë të parë dhe e dyta, të tregoj dhe t’u dëshmoj drejtuesve të klubit se nuk kanë gabuar që më besuan”, përfundoi Adili./abcnews.al