Acarohet Kujtim Gjuzi në Kuvend: Ça ke që tund kokën ti ore, nuk të pëlqen? Si ato grenxat xanxare!

schedule18:49 - 20 Janar, 2020

schedule 18:49 - 20 Janar, 2020

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, gjatë kohët që Kryetari Gramoz Ruci prezantonte rregullat për proces verbalin e seancës, deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur i pakënaqur me proces-verbalin e seancës së kaluar.

Sipas Gjuzit administrata e Kuvendit, duhet ti dëgjojë mirë deputetët kur flasin, dhe mos ti shtrembërojnë fjalët e tij. Gjatë ankesës së Gjuzit, një nga deputetët e mazhorancës, nuk e ka mbajtur dot veten, dhe kjo ka bërë Gjuzin të acarohet.

Ankesa e Kujtim Gjuzit ditën e sotme në Kuvend:

Kujtim Gjuzi: Te proces verbali kam dy këshillime për administratën, ta ketë më shumë vëmendjen kur flasin deputetët, unë nuk e përdor fjalën “zog nëne” por “zot nëne”, është e para…

-E dyta, kur dua të përdor fjalën burg, e përdor edhe ndonjeherë “burgj”, kështu i themi ne atij vendit ku fusim kafshët. Kjo ishte në lidhje me proces-verbalin e seancës së kaluar….

-Ca ke që tund kokën ti ore, nuk të pëlqen? Nuk të pëlqen ty?

Gramoz Ruçi: Vazhdo fjalën, mos fol me deputetët zoti Gjuzi.

Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar të paktën mbaji në qetësi sot këta, në 100 vjetor, mbani qetësi mor…Edhe gjatë kohës që folën kolegët e tjerë, si ato grenxat xanxare, boll o burrë….

Gramoz Ruci: Ska vërejtje të tjera, miratohet proces-verbali.

Ndërsa ka mbaruar ankesën e tij, deputeti Kujtim Gjuzi është larguar nga seanca. /abcnews.al